Lajme

Haxhiu: Drejtësia nuk është vënë, autorët e Masakrës së Reçakut mbeten të lirë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë sot homazhe në varrezat e 45 shqiptarëve që u maskaruan 24 vjet më parë, në Reçak.

Haxhiu tha se deri më sot, drejtësia për këto viktima nuk është vënë në vend, ndërsa autorët mbeten të lirë dhe të lavdëruar në Serbi.

“Kërkimi ynë për drejtësi nuk do të pushojë kurrë. Reçaku është dëshmia e fuqishme në sytë e mbarë botës për gjenocidin e Serbisë ndaj popullit të Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

Tutje, ajo ka shkruar se Kosova do të angazhohet që edhe brazve të ri, t’ua mësoj historinë e vuatjet e popullit tonë.

“Do t’i kujtojmë përherë e do të angazhohemi pandalur që Serbia të marrë dënimin e merituar për të gjitha ato krime që ka kryer, për të cilat nuk pendohet dhe të cilat i mohon. Do të angazhohemi që brezave t’ua mësojmë mirë historinë me vuajtjet e pashembullta që populli ynë përjetoi nga kriminelët serb në periudha të ndryshme, e veçmas në atë të gjysmëshekullit të 20-të.

Do ta mbrojmë lirinë tonë të shtrenjtë duke kujtuar përherë martirët e rënë gjatë luftës për liri”, theksoi ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu.

/Shqip.com