Lajme

Haxhiu: Do të angazhohemi për drejtësi për të gjithë viktimat e krimit

Sot bëhen 24 vjet nga masakra e Abrisë, ku 23 anëtarë të familjes Deliu u vranë e u masakruan nga ana e forcave serbe.

E Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në 24 vjetorin e masakrës së Abrisë është zotuar se si Ministri e Qeveri do të angazhohen për drejtësi për të gjithë viktimat e krimit.

“Krimet e luftës në Kosovë janë plagë për të cilat drejtësia është e vetmja rrugë që të zbehë sado pak dhimbjen për ta. Do të angazhohemi për drejtësinë për të gjithë viktimat e krimit, duke kujtuar e përkujtuar secilën ngjarje tmerruese të cilën e përjetoi populli shqiptar nga regjimi i Serbisë”, ka shkruar Haxhiu.

Albulena Haxhiu bën homazhe para varreve të të vrarve

E në 24 vjetorin e kësaj masakre, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se kjo është një nga krimet më të tmerrshme të gjenocidit që Serbia ka kryer mbi shqiptarët e Kosovës.

Pllakat përkujtimore

Kurti më tutje ka thënë se që nga atëherë askush nuk është gjykuar për këtë masakër./Shqip.com