Lajme

Haxhiu dhe Sveçla flasin për reforma me komisionerin për Drejtësi të BE-së

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë takuar sot Komisionerin për Drejtësi të Bashkimit Evropian, Dider Reynders, njofton Shqip.com.

Siç bëhet e ditur në njoftim, në këtë takim është disktuaur për prioritetet e Qeverisë në fushën e sundimit të ligjit, si dhe reformat në drejtësi dhe siguri.

Theks i veçantë i është vu Vetingut në sistemin e drejtësisë dhe në nivelet e larta të policisë, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe fuqizimin e integritetit dhe profesionalizmit.

Komisioneri Reynders u njoftua po ashtu për sfidat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në adresimin e problemeve të cilat kanë të bëjnë me forcimin e shtetit ligjor dhe si dhe për nevojën për bashkëpunimin e afërt dhe profesional me partnerët ndërkombëtarë.

Në njoftim më tej thuhet se të dy ministrat diskutuan për progresin e arritur në Kosovë.

Në anën tjetër, Reynders shprehu interesim për të diskutuar për reformat dhe fuqizimin e shtetit të së drejtës derisa theksoi për rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, drejtësisë së pavarur dhe profesionale si dhe nevojën e një shteti funksional i cili do t’i kontribuonte paqes dhe sigurisë në rajon. /Shqip.com