Lajme

Haxhiu: 31 automjetet e konfiskuara në rastin “Banjska” i janë dhënë në shfrytëzim PK-së

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se 31 mjetet transportuese që janë konfiskuar në Banjskë të Zveçanit pas sulmit terrorist të vitit të kaluar ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, i janë dhuruar Policisë së Kosovës për shfrytëzim.

“Para pak kohës, Agjencia për Konfiskim dhe Menaxhim të Pasurisë së Sekuestruar apo të konfiskuar ka pranuar vendimin e Gjykatës që ndërlidhet me konfiskimin e 31 mjeteve transportuese të cilat ndërlidhet me rastin që po hetohet nga Prokuroria Speciale, pra rasti Banjska. Pra janë 31 mjete të konfiskuara dhe të cilat Ministria e Drejtësisë ia ka dhënë në shfrytëzim Policisë së Kosovës për nevojat të cilat i ka”, u shpreh ajo, shkruan EO.

Serbia duhet ta ekstradojë Millan Radojiçiqin dhe grupin e tij, që të njëjtit të dalin para drejtësisë, thotë ministrja Haxhiu.

“31 mjete transportuese i janë konfiskuar Milan Radoijiçiqit me vendim te Ministrisë së Drejtësisë, të njëjtat i janë dhënë për përdorim Policisë së Kosovës për nevojat e tyre. Jemi te befasuar se si ende pas sulmit ne Banjskë, nuk ka aktakuzë për kryekrimineli Millan Radojiçiq dhe grupin e tij. Unë i bashkohem thirrjes se kryeministrit, Serbia duhet ta ekstradojë Millan Radojiçiqin dhe grupin e tij, që të njëjtit të dalin para drejtësisë, sepse ata tashmë janë vendosur edhe në listën e Interpol-it”, ka deklaruar Haxhiu.

Haxhiu të mërkurën ka njoftuar se ka nisur zbatimi i urdhrit ndalues përfundimtar me masë të përkohshme lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin “Banjska”.

Ajo ka thënë se Agjencia e Administrimit të Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar ka nisur identifikimin e pasurive të përmendura në urdhër, duke përfshirë edhe vilën që konsiderohet të ketë qenë e Milan Radojiçiq.

/Shqip.com