Lajme

Haxhi Shala, para trupit gjykues në Speciale, deklarohet i pafajshëm

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, është deklaruar i pafajshëm për tri akuzat që rëndojnë mbi të.

Ai, para trupit gjykues në Gjykatën Speciale, tha se ndihet i pafajshëm për të tri akuzat.

Prokuroria e Specializuar në Hagë e ngarkon Shalën me tri akuza: tentativë për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale.

Sipas gjykatës, aktakuza kundër Haxhi Shalës u konfirmua më 4 dhjetor 2023 nga gjykatësi i procedurës paraprake.

Shala e ka konfirmuar se e ka pranuar aktakuzën në gjuhën që ai e kupton.

Ai u arrestua më 11 dhjetor, dhe një ditë më vonë u transferua në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Shalës i është caktuar një avokat mbrojtës kujdestar, deri në emërimin e një mbrojtësi përfundimtar.

/Shqip.com