Sport Shqiptar

Haxhi Krasniqi thotë se ndeshja ndaj Boesel ka qenë “e vjedhur”

Haxhi Krasniqi

Kanë kaluar më shumë se një muaj që kur Haxhi Krasniqi i ka humbur titujt e kampionit të botës IBO dhe WBA, por ende nuk është pajtuar me ndarjen e drejtësisë në atë ndeshje.

Në një lidhje direkte për “Klan Kosova”, ai ka thënë se ndeshja ndaj Dminic Boesel ka qenë e “vjedhur”, përcjell Shqip.com.

“Ka qenë dicka e qartë, është vjedhë ajo ndeshje. Por, të unë ka qenë diçka shumë e qartë, nuk kanë lujtuar kurrë rol çmimet, nuk kam qenë kurrë njeri që ka luftu për çmime. Gjithmonë kam luftuar për karakterin dhe moralin dhe kurrë nuk e kam rujtur vetën, vetëm që të jetë ndeshje dhe të jetë fitorja e gjithë kombit shqiptar dhe jo vetëm e imja”, tha ai, ndër të tjera.

Haxhi Krasniqi ankohet në Federatë për humbjen ndaj Boesel - Insporti
Krasniqi-Boesel

Krasniqi po ashtu ka shtuar se, kurrë nuk e ka menduar që të blejë ndeshje ose gjëra të ngjashme.

“Nuk kam menduar kurrë që të blejë ndeshje ose të hapi rrugë, sidomos në këtë ndeshjen e fundit. Nuk e kam qëllim që të hapi rrugë, vetëm për disa qëllime të tyre, ose disa oferta të tyre”, u shpreh boksieri nga Juniku.

34 vjeçari, për fund tha se “ Uroj që kjo ditë e sotme do jetë ditë e rëndësishme për Kosovën dhe Kosova të ketë sukses”.

Për humbjen e shkaktuar nga boksieri gjerman, më herët Krasniqi dhe ekipi i tij ishin ankuar në Federatën e Boksit, por nuk morën përgjigjen e kërkuar.

Madje, menaxheri i tij, Luan Dreshaj kishte paralajmëruar që do ngrenë padi – ndërsa ende nuk ka pasur ndonjë gjë konkrete rreth kësaj çështje./Shqip.com