Sport Shqiptar

Haxhi Krasniqi reagon për meçin në Prishtinë: Së bashku, të pamundurën e bëjmë të mundur

Boksieri Kosovar, Haxhi Krasniqi u takuan sot me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Krasniqi i shoqëruar nga kreu i Komunës, e vizitoi stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku do të zbresë në ring më 5 gusht për ta zhvilluar meçin e radhës në boks.

Junikasi mezi pret ta realizojë ëndrrën e tij dhe të krejt tifozëve për të boksuar në kryeqytetin kosovar.

Dhe, ish-kampioni botëror i boksit profesionist pret që stadiumi të jetë i stërmbushur në përkrahje të tij, në një natë të paharrueshme të boksit.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Haxhi Robin Krasniqit në rrjetet sociale.

/Shqip.com