Sport Shqiptar

Haxhi Krasniqi për meçin që do të zhvillohet në Prishtinë: Do të shkruajnë histori

Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi synon ta jetojë ëndrrën e tij të kamotshme për të boksuar dhe për të fituar në vendin ku i rrahë zemra.

Boksieri i suksesshëm nga Kosova bëri karrierë të jashtëzakonshme jashtë vendit, ndërsa më 5 gusht do ta plotësojë ëndrrën e tij dhe të krejt fansave të tij për të boksuar në Kosovë.

Ish-kampioni i botës në boksin profesionist, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, paralajmëroi se do të shkruhet historia me atë datë.

“Me 5 Gusht do të shkruajmë Histori!”, shkroi 36-vjeçari nga Juniku.

Pasi data dhe vendi i meçit të ardhshëm tashmë dihet, ka mbetur për t’u caktuar vetëm edhe kundërshtari i Krasniqit.

/Shqip.com