Haxhi Krasniqi nuk është më Kampion i Botës
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/10/Haxhi-Krasniqi-5.jpg)
Haxhi Krasniqi është “gjunjëzuar” përballë Dominic Boesel dhe ka humbur titujt IBO dhe WBA.
Për boksierin gjerman kjo ishte fitorja e 22-të në karrierë, shkruan Shqip.com.
Ndërsa, në anën tjetër, Krasniqi e ka pësuar humbjen e shtatë si profesionist.
Me këtë fitore, Boesel i është hakmarrë Krasniqit për humbjen e shkaktuar në tetor të vitit 2020.
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/10/Krasniqii-6-1-1024x683.jpg)
Ky vendim u dha nga referët, pasi ndeshja nuk u vendos për 13 raunda.
Edhe pse pati disa momente të mira, Robin Krasniqi nuk arriti që ta përsëriste suksesin e vitit të kaluar.
Pas vendimit të referit u pa një dëshpërim në fytyrë e boksierit nga Juniku, i cili kishte hyrë në këtë përballje për fitore dhe tha se “Kjo nuk është e drejtë, nuk e meritova humbjen”.
Në këtë meç, Krasniqi pati përkrahje të madhe gjatë gjithë takimit nga shikuesit prej të cilëve kishte shumë shqiptar, ani pse ndeshja u zhvillua në Gjermani.
Për shkak të masave anti-COVID-19, në këtë takim të pranishëm ishin vetëm pesë mijë tifozë.
Mbetet të shihet nëse në të ardhmen, Haxhi Krasniqi do arrijë të arrijë përsëri të “luftojë” në këto nivele të boksit./Shqip.com