Sport Ndërkombëtar

Havertz në shitje, Chelsea ia cakton çmimin

Krahas blerjeve, Chelsea synon të ketë edhe shitje të lojtarëve dhe në këtë mes gjendet edhe sulmuesi gjerman, Kai Havertz, të cilit londinezët ia kanë vendosur edhe çmimin.

Me kaq shumë para të shpenzuara në dy afatet e fundit kalimtar dhe një skuadër e stërmbushur me lojtarët, drejtuesit e Bluve mendojnë edhe për largime.

Chelsea kërkon të mbledhë fonde përmes largimeve për të balancuar rezervat e tyre pas shpenzimeve të fundit, ndërsa ‘shpëtimin’ e shohin te shitja e Havertz.

Sipas mediumit Sky Germany, “Blutë” mund të lejojnë largimin e Havertz për 53 milionë funte apo 60 milionë euro këtë verë.

Ndërsa Bayern Munich është përjashtuar si një destinacion i mundshëm, klube të tjera janë gati të hyjnë në garë për 23-vjeçarin, duke përfshirë PSG dhe Juventus.

/Shqip.com