Lajme

Haskuka i thotë JO AKK-së, e PO Kurtit

Kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka

Mytaher Haskuka, kryetar i Prizrenit do të shkojë në takimin e thirrur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me kryetaret e komunave – ku temë do të jetë situata me pandeminë COVID-19.

Një burim brenda Komunës së Prizrenit i tha Shqip.com se Haskuka do të marrë pjesë në takim.

Nuk dihet sa do të jetë numri i kryetarëve që do të marrin pjesë në këtë mbledhje emergjente.

Kjo pasi Asociacioni i Komunave të Kosovës iu ka bërë thirrje kryetarëve që ta bojkotojnë këtë takim.

Lexo edhe:
Bordi i AKK-së u bën thirrje kryetarëve të komunave të mos i shkojnë Kurtit në takim

Siç thanë ata Qeveria i ka larguar nga Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë.

Refuzimi i parë tash veç ka ardhur, Bali Muharremaj, kryetar i Suharekës për Shqip.com, ka thënë, të martën se “në takim, s’merr pjesë”.

“Unë e zbatoj vendimin e AKK. Normal duhet me ditë cfarë fuqie ka Bord ii Asociacionit të Komunave”, tha shkurt ai.

Për dy ditë në Kosovë kanë vdekur 56 pacientë si pasojë e COVID-19.

Të dielën, kreu i ekzekutivit kishte mbledhur Këshillin për Siguri Kombëtare.

Aktualisht në vend janë duke u aplikuar kufizime anti-COVID, duke përfshirë edhe orën policore. /Shqip.com