Lajme

Hasan Ismajli, kandidat i AAK-së për kryetar të Fushë Kosovës

Ramush Haradianj, Hasan Ismajli

Hasan Ismajli është kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës.

Prezantimin e tij e ka bërë kryetari i kësaj partie, Ramush Haradianj – përmes një postimi në Facebook.

“Për Fushë Kosovën, Hasan Ismajli nuk është vetëm sportisti legjendar të cilit i brohorisnin në stadiume. Ai është njeriu i tyre, të cilit mund t’i drejtohen për të gjitha kërkesat, një prej njohësve më të mirë të funksionimit të komunës”.

“Fushë Kosova po rritet dita ditës. Ajo është bërë vendbanim i qytetarëve nga i tërë vendi, por edhe nga të gjitha trojet shqiptare. Hasan Ismajli me një guxim intelektual të trashëguar nga daja i tij Akademik Idriz Ajeti, do të vendoset përball keqqeverisjes, për të ofruar zgjidhje për problemet, por edhe reformë të thellë të mentalitetit qeverisës sipas modeleve më të mira amerikane e evropiane”, ka shkruar Haradinaj. /Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.61
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.76
Sot : 30/09/2022