Sport Ndërkombëtar

Harry Maguire kërkohet nga ish-skuadra

(Photo by Ash Donelon/Manchester United via Getty Images)
(Photo by Ash Donelon/Manchester United via Getty Images)

Skuadra angleze Leicester City synon rikthimin e mbrojtësit të Manchester United, Harry Maguire në formë huazimi.

Që nga Kupa e Botës futbollisti ka luajtur vetëm dy herë në Premier League me Unitedin e drejtuar nga holandezi Erik ten Hag. 

Sipas “The Sun”, Leicester kërkon ta forcojë mbrojtjen e vet të dobët. Trajneri Brendan Rodgers beson se anglezi do të mund të përmirësonte prapavijën që ka pësuar dyzet e nëntë gola në ligë gjatë këtij sezoni.

Maguire kishte kaluar te Leicester dy sezone të suksesshme midis 2017 dhe 2019, ku kishte bërë shtatëdhjetë e gjashtë paraqitje.

/Shqip.com