Sport Shqiptar

Harris, MVP i javës

Ilustrim
Ilustrim

Java e 25-të e Prince Caffe Superligës dhuroi disa ndeshje mjaft interesante, shkruan FBK, përcjell Shqip.com.

Basketbollisti me indeksin më të lartë ishte qendra e Golden Eagle Yllit, 39. Harris ndeshjen ndaj Ponte Prizrenit e mbylli me dyshifror të dyfishtë 21 pikë e 18 kërcime, ndërsa shtoi edhe një asistim, një top të vjedhur dhe gjashtë bllokada. Ai u ndihmua nga qendra kosovare, Gëzim Morina me 15 pikë, 12 kërcime e katër asistime.

Sigal Prishtina fitoi derbin ndaj Trepçës, ku më i miri në parket për skuadrën prishtinase ishte Derrick Wilson me 14 pikë, pesë kërcime e gjashtë kërcime.

Peja shënoi fitore ndaj Vëllaznimit, ku shtatë basketbollistë te verdhezinjtë shënuan pikë dyshifrore, kurse më i miri ishte Larry Thomas me 21 pikë, katër kërcime dhe shtatë asistime.

Rahoveci regjistroi fitoren e katërt këtë edicion, ndërsa ndaj Bashkimit u dallua Jack Pagenkopf me 20 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime.

/Shqip.com