Haradinaj: Jemi përkrah botës demokratike kundër agresionit rus në Ukrainë
Publikuar:
(24.02.2022 14:27:19)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj për pushtimin e Rusisë në Ukrainë ka deklaruar se agresoni i paprovokuar dhe i padrejtë duhet të ndalet menjëherë.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook u shpreh se populli i Kosovës është kundër agresionit rus në Ukrainë.
“Jemi përkrah botës demokratike kundër agresionit rus në Ukrainë.
Agresioni i paprovokuar dhe i padrejtë duhet të ndalet menjëherë.
Fitorja është e Lirisë dhe Demokracisë.
Lutjet tona janë për popullin trim dhe krenar të Ukrainës”, ka shkruar Haradinaj./Shqip.com