Lajme

Haradinaj viziton policin e plagosur mbrëmë në Zveçan

Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka vizituar sot policin që mbrëmë u plagos në Zveçan.

Haradinaj i ka uruar atij shërim të shpejtë dhe ka kërkuar që ata që përballën me Policinë e Kosovës të japin llogari para drejtësisë.

“Falënderues ndaj gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për shërbimin ndaj Atdheut, në këtë situatë të brishtë në veri të vendit. Policit të plagosur, Ekrem Neziri, i urova shërim të shpejtë. Falënderoj të gjithë ekipin mjekësor në QKUK për kujdesin ndaj tij. Kushdo që përballet me Policinë e Kosovës, të japë llogari para Drejtësisë!”, ka shkruar Ramush Haradinaj në rrjetin social Facebook.

/Shqip.com