Lajme

Haradinaj viziton Pejën pas vërshimeve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Komunën e Pejës dhe familjen e viktimave, pas vërshimeve tragjike të së shtunës.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka ftuar qeverinë të ndajë një fond emergjent në mënyrë që t’u dalë në ndihmë qytetarëve që pësuan nga këto vërshime.

“Vizitova sot qytetin e Pejës, për të parë nga afër situatën e krijuar pas vërshimeve. Ndamë dhimbjen me familjen Ademaj, e cila humbi më të dashurit e tyre në këtë tragjedi.

Ftoj Qeverinë e Kosovës dhe institucionet relevante për mobilizim të menjëhershëm duke ndarë një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë të gjitha familjeve të cilat pësuan nga këto vërshime”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

/Shqip.com