Lajme

Haradinaj viziton familjet e viktimave të tragjedisë në Gllogjan: Jemi rritur bashkë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ramush Haradianj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka vizituar familjen e viktimave në Gllogjan.

Haradinaj ka thënë se janë rritur bashkë me këto familje.

“Me familjet Mustafaj e Hamzaj, jemi rritur, kemi jetuar e kemi ndarë bashkë gëzimet e fatkeqësitë, e ishim bashkë edhe gjatë Luftës Çlirimtare”.

“Gjithashtu kam vizituar edhe familjen Turkaj në Dubravë, i biri i të cilëve Flianti, që pësoi në këtë tragjedi, po shërohet e forcohet dita ditës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Përndryshe, tre persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen në Gllogjan të Deçanit.

Një autobus ishte sulmuar ku mbetën të vdekur dy nxënës dhe shoferi. /SHQIP.COM