Lajme

Haradinaj: Vepra e Tahir e Nebih Mehës, frymëzim për brezat e rinj

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot masakrën e Korishës së Prizrenit dhe fshatrave përreth në përvjetorin e saj.

Ai gjithashtu ka kujtuar edhe heroizimin e familjes Meha në Prekaz, në 41-vjetorin e rënies së Tahir e Nebih Mehës.

“Gjithashtu, në 41-vjetorin e rënies, kujtojmë heroizmin e familjes Meha në Prekaz. Me nder e respekt, përulemi para trimërisë së Tahir e Nebih Mehës, që ranë në përballje të pabarabartë me qindra forca jugosllave. Emrat e tyre u përjetësuan në historinë tonë, ndërkaq vepra e tyre shërbeu ndër breza si frymëzim për ta realizuar endrrën shekullore për liri, e cila u bë realitet nga trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, ai ka kujtuar edhe të rënët në Katund të Ri dhe Fushë Pejës, si dhe zhdukjen e familjes atdhetare Prelvukaj.

“Kujtojmë të rënët në Katund të Ri dhe Fushë të Pejës. Kujtojmë rënien por dhe humbjen pa gjurmë të anëtarëve të familjes atdhetare Prelvukaj. Bashkëndjejmë me secilën familje që u nda me dhunë nga të dashurit e tyre”, ka shkruar Haradinaj.

/Shqip.com