Lajme

Haradinaj uron ShBA me rastin e Ditës së Pavarësisë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Haradinaj, në urimin e tij ka publikuar një fotografi të selisë qendrore të AAK-së, me flamurin amerikan i vendosur në ballë të saj.

Ndër të tjera, Haradinaj theksoi se do të ishte nder për Kosovën që 4 Korriku, Dita e Pavarësisë së Amerikës të shpallet festë shtetërore.

“Amerikë, urime ditëlindjen! Je gjithmonë inspirim për ne. Do të ishte në nderin e Kosovës që 4 Korriku të shpallet festë shtetërore”, ka shkruar ai në Facebook.

/Shqip.com