Lajme

VIDEO / Haradinaj uron qytetarët e Kosovës me rastin e Vitit të Ri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e Vitit të Ri.

Haradinaj ka thënë se viti që po lëmë pas ishte vit jo i lehtë për Kosovën.

“Po e përmbyllim edhe një vit i cili për shumicën e familjeve të Kosovës nuk ishte i lehtë, për fat të keq edhe për qeverisjen jo të mirë që ka Kosova”, ka thënë Haradinaj.

Adresimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Po e përmbyllim edhe një vit i cili për shumicën e familjeve të Kosovës nuk ishte i lehtë, për fat të keq edhe për qeverisjen jo të mirë që ka Kosova.

Po hymë në vitin 2024 dhe jemi në festë, shpresoj shumë e uroj që viti që po vjen krahas të drejtës me lëvizë të lirë ta shënon edhe kthesën e madhe e t’i kthehemi zhvillimit ekonomik, qeverisjes dhe jetës së lumtur në Kosovë.

Gëzuar për të gjithë ju!

/Shqip.com