Haradinaj uron nënën Rukë për ditëlindjen e Luanit
Publikuar:
(17.11.2023 11:19:02)

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e ditëlindjes së vëllait të tij hero, Luan Haradinaj, ka ndarë një fotografi me nënën e tij, nënën Rukë.
Haradinaj ia ka uruar nënës Rukë ditëlindjen e djalit hero, Luanit.
“Nanë, urime ditëlindja e 50-të e Luanit!”, ka shkruar Haradinaj krahas fotografisë me nënën.
/Shqip.com