Lajme

Haradinaj uron mësimdhënësit me rastin e 7 marsit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit- Ditës së Mësuesit.

“Gjatë historisë së popullit tonë, ishin mësimdhënësit ata që brumosën breza të tërë për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare. Janë pikërisht mësimdhënësit tanë që edhe në kohë të errëta të robërisë nuk reshtën së punuari në përhapjen e diturisë, duke u bërë udhërrëfyes për shumë gjenerata në përpjekjet tona për liri e pavarësi”, ka thënë Haradinaj.

Ramush Haradinaj në klasën e IV-të

Haradinaj ka thënë se si shoqëri, duhet ta rrisim edhe më tej ndërgjegjësimin për rolin jetik që mësimdhënësit japin çdo ditë për arsimimin dhe zhvillimin e gjeneratave.

Mirënjohje e respekt për gjithë mësimdhënësit për punën e tyre, ka shtuar më tutje Haradinaj.

/Shqip.com