Lajme

Haradinaj tregon se çka u bisedua në takim me ambasadorin francez

Haradinaj në takim me ambasadorin francez, Guerot

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim këtë të enjte ambasadorin francez, Olivier Guérot.

Pas takimit, Haradinaj ka thënë se e kanë ndarë shqetësimin e përbashkët për gjendjen e krijuar në veri të Kosovës.

Po ashtu, i pari i AAK-së ka bërë të ditur se me ambasadorin kanë biseduar edhe për nevojën e de-eskalimit të situatës dhe zbatimin sa më parë të Marrëveshjes së Ohrit.

“Franca gjithnjë ka pasur një rol të rëndësishëm në të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar Kosova, sikundër që e ka edhe në situatën aktuale”, ka shkruar ai në Facebook.

/Shqip.com