Lajme

Haradinaj takon Szunyog, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Dialogu Kosovë-Serbi ishte tema kryesore e takimit në mes të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

“Në një takim përmbajtësor të zhvilluar sot me z. Tomáš Szunyog, shef i Zyrës së Bashkimit Evropian, njëherit Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, kemi diskutuar hapur për zhvillimet politike në vend, kjo edhe në frymën e obligimeve që duhet t’i kryejnë palët si rezultat i marrëveshjes për normalizim të marrëdhenieve midis Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Haradinaj.

Më tutje Haradinaj ka thënë se ai ka shprehur konsideratën për për angazhimin unik të shteteve anëtare të BE-së për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

“Shpreha konsideratën time për angazhimin unik të shteteve anëtare të BE-së për arritjen e kësaj marrëveshjeje. Po ashtu, pata kënaqesinë që të pranoj vlerësimin e Ambasadorit Szunyog për rolin konstruktiv të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe timin gjatë gjithë këtij procesi”, ka thënë më tutje Haradinaj.

Implementimi i kësaj marrëveshje hapë një perspektivë më të qartë integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euro-atlantike, ka thënë më tutje Haradinaj.

/Shqip.com