Lajme

Haradinaj takon Senatoren Joni Ernst

Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka vazhduar sot takimet me zyrtarë të lartë amerikanë në kuadër të vizitës në ShBA.

Haradinaj sot ka takuar Senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst në Senatin amerikan.

“Pata kënaqësinë që ta falënderoj nga afër, Senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst, gjatë takimit që zhvilluam në senatin amerikan në Washington. Në shtetndërtimin e Kosovës, kontribut të lartë ka dhënë edhe shteti i Iowa-s, përmes bashkëpunimit në shumë fusha, si në arsim dhe ekonomi por edhe në rritjen e rritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës”, ka njoftuar Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Partneriteti i ngushtë i Kosovës me shtetin e Iowa-s është dëshmia më e mirë e orientimit tonë proamerikan. Pata kënaqësinë që ta falënderoj nga afër, Senatoren amerikane nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst, gjatë takimit që zhvilluam në senatin amerikan në Washington. Në shtetndërtimin e Kosovës, kontribut të lartë ka dhënë edhe shteti i Iowa-s, përmes bashkëpunimit në shumë fusha, si në arsim dhe ekonomi por edhe në rritjen e kapaciteteve të Ushtrisë së Kosovës. Garda Nacionale e Iowa-s dhe kontributi i saj në forcimin e FSK-së është një ndër të arriturat kulminante të këtij bashkëpunimi. Miqtë si Ernst duhet t’i mbajmë përherë afër vetes!

/Shqip.com