Lajme

Haradinaj takon deputetët austriakë, flasin për zhvillimet në Veri

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion nga Parlamenti i Austrisë.

Haradinaj ka thënë me anë të një postimi në Facebook se në takim kanë biseduar edhe për zhvillimet në veri të vendit.

“Bashkë me kolegë pritëm në selinë qendrore të Aleancës delegacionin nga Parlamenti i Austrisë, i përbërë nga deputetët anëtarë të grupit të miqësisë Austri-Kosovë.

Në takim biseduam për zhvillimet politike në vend, ku ndamë shqetësimin e përbashkët për situatën e krijuar në veri të vendit. Biseduam edhe për hapat e mëtejmë për depërshkallëzimit të situatës dhe zbatimin sa më parë të Marrëveshjes së Ohrit”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka vlerësuar ndihmën e Austrisë në të gjitha fazat me rëndësi për Kosovën.

“Gjatë bashkëbisedimit vlerësova ndihmën e Austrisë në të gjitha fazat me rëndësi për Kosovën, si në aspektin politik dhe në atë ekonomik”, ka theksuar Haradinaj.

/Shqip.com