Lajme

Haradinaj takohet me ambasadorin belg në Kosovë, kërkon përkrahje për anëtarësim në NATO dhe BE

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar sot ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier.

Ai tha se Belgjika i qëndroi përkrah Kosovës.

“Belgjika si shtet mik, gjithmonë i qëndroi përkrah Kosovës dhe ne jemi të përkushtuar që ta fuqizojmë këtë miqësi përmes marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat.”

Haradinaj njoftoi se me ambasadorin belg kanë biseduar për zhvillimet politike në vend dhe se ka kërkuar vazhdimin e përkrahjes për anëtarësim në NATO dhe BE.

“Në takimin që pata me z. Gregoire Cuvelier, ambasador i Belgjikës në Kosovë, biseduam për zhvillimet politike në vend. Me këtë rast, shpreha falënderimin ndaj ambasadorit Cuvelier për përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe të shtetit belg, si dhe kërkova që kjo mbështetje të vazhdohet edhe më tutje në përkushtimin tonë për të qenë pjesë e familjes së madhe Evropiane dhe anëtare e NATO-s”, ka shkruar Haradinaj.

Njoftimi i plotë:

Belgjika si shtet mik, gjithmonë i qëndroi përkrah Kosovës dhe ne jemi të përkushtuar që ta fuqizojmë këtë miqësi përmes marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat.

Në takimin që pata me z. Gregoire Cuvelier, ambasador i Belgjikës në Kosovë, biseduam për zhvillimet politike në vend. Me këtë rast, shpreha falënderimin ndaj ambasadorit Cuvelier për përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe të shtetit belg, si dhe kërkova që kjo mbështetje të vazhdohet edhe më tutje në përkushtimin tonë për të qenë pjesë e familjes së madhe Evropiane dhe anëtare e NATO-s.

/Shqip.com