Lajme

Haradinaj sot në seancë ka folur edhe për emigracionin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot në seancë ka folur edhe për emigracionin.

Ai tha se Kosova rrezikon që të humbasë kuadrot e reja pas liberalizimit të vizave derisa shtoi se Qeveria duhet të përpilojë një plan në mbështetje të sipërmarrësve të rinj.

Haradinaj ka përmendur “lehtësirat për marrjen e kredisë, mbulimin e kostos së kredisë dhe njëkohësisht një politikë më gjeneroze e huamarrjes”.

“Emigracioni në rritje po rrezikon seriozisht vendin. Me liberalizimin e vizave Kosova rrezikon të humb kudrot e reja. Do të ishte e udhës që Qeveria të përpilojë një plan në mbështetje të sipërmarrësve të rinj. E vetmja mundësi për krijim është ofrimi i lehtësirave për të rinjtë sipërmarrës për marrjen e kredisë, mbulimin e kostos së kredisë dhe njëkohësisht një politikë më gjeneroze e huamarrjes. Një mbështetje e tillë e drejtpërdrejt krahas krijimit të një klime më të favorshme për invesitorë të huaj do të zgjonte frymën sipërmarrëse, vetëpunësimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm”, tha ai.

/Shqip.com