Lajme

Haradinaj: Shqiptarët më së miri e dinë ndjenjën e largimit me forcë nga atdheu

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka bërë një shkrim sot në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve.

Ai ka thënë se shqiptarët e dinë më së miri ndjenjën e largimit me forcë nga atdheu.

“Dita Botërore e Refugjatëve na rikujton përpjekjen e okupatorit serb për spastrimin etnik duke deportuar me forcë miliona shqiptarë nga Kosova gjatë Luftës Çlirimtare 1998-1999, por edhe deportimin e qindra mijëra të tjerë anekënd botës nga zonat e luftës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj i ka falënderuar të gjithë nikoqirët që strehuan familjet shqiptare në ditët më të vështira.

Falënderues përjetësisht ndaj të gjithë miqve tanë kudo nëpër botë që strehuan familjet shqiptare në ditët më të vështira”, ka thënë Haradinaj.

/Shqip.com