Lajme

Haradinaj: Roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është garanci për vendin tonë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj edhe njëherë ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kenë rol udhëheqës në dialogun Kosovë-Serbi.

Këtë e ka bërë para disa qytetarëve të Komunës së Gjilanit gjatë një takimi me ta.

“Roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, garancia e tyre për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me njohje reciproke, janë shumë të rëndësishme për vendin tonë. Me qytetarët e Gjilanit bashkëbiseduam edhe për qeverisjen e sëmurë në vend, mosangazhimin e saj për zbutjen e varfërisë dhe krizave ekonomike dhe energjetike”, ka bërë të ditur Haradinaj.

Foto nga takimi me qytetarët e Gjilanit

Qeveria sa më parë, të plotësojë kërkesat minimale të sindikatave dhe sa më parë të sjellë për miratim Ligjin e Pagave, ka shtuar më tutje Haradinaj./Shqip.com