Lajme

Haradinaj ripërsërit mbështetjen për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Kreu i AAK-së, Haradinaj në takim me ambasadorin amerikan, Hovenier
Kreu i AAK-së, Haradinaj në takim me ambasadorin amerikan, Hovenier

Pak ditë para takimit të ri mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ambasadori amerikan në vendin tonë, Jeffrey Hovenier, ka shpeshtuar vizitat në partitë politike.

Pasi takoi drejtuesit e LDK-së, ambasadori amerikan zbarkoi në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku u prit nga kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka njoftuar se në këtë takim ka prezantuar qëndrimin e AAK-së në mbështetje të marrëveshjes Kosovë-Serbi, duke theksuar se kjo marrëveshje i jep njohjen ndërkombëtare Kosovës, rrugëtimin e sigurt drejt integrimit në NATO dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Ai ka thënë se partneriteti i vendit tonë me ShBA-të, është afatgjatë dhe strategjik.

/Shqip.com