Lajme

Haradinaj reagon pas dyshimeve se disa qytetarë të Deçanit janë helmuar nga uji

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi është raportuar se disa banorë të fshatrave të Komuëns së Deçanit janë helmuar nga uji i pijshëm.

Për këtë kreu i AAK-së, ka shprehur shqetësimet e tij si dhe falënderoi shtabin Emergjent për reagimin.

“Me shqetësim po e përcjellim situatën në Komunën e Deçanit, ku janë raportuar shumë raste të helmimit të qytetarëve.Me këtë rast, falënderoj Shtabin Emergjent të Komunës, kryetarin Bashkim Ramosaj, personelin mjekësor dhe teknik të QKMF dhe të gjithë ata që janë të angazhuar në menaxhimin e kësaj situate. Përderisa jemi në pritje të raportit zyrtar për shkaqet e këtij helmimi, të gjithë qytetarët që kanë simptoma, ju uroj t’i tejkalojnë sa më shpejt”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Për këtë rast më herët është deklaruar edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj. /Shqip.com