Lajme

Haradinaj: Qeveria s’ka plan për pandeminë e as për ekonominë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës s’ka plan konkret për pandeminë e as për ekonominë.

“E kemi theksuar edhe në konferencën për media për temën e Ekonomisë, që pakoja e ashtuquajtur e ‘Ringjalljes’, nuk e ka as fokus e as qëllim ekonominë”.

 Me masa tërësisht sociale, kjo pako ka të vetmin qëllim ringjalljen e votuesve, të cilët për pak muaj e kanë kuptuar që kanë votuar për mashtrim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Lexo edhe:
Burri nga Gjakova pasi e kishte goditur tetë herë me thikë gruan e tij: Nuk kam qenë vetvetja, nuk e di çka kam bërë

Ai theksoi se sektori privat është në vështirësi dhe kërkon intervenimin direkt direkt për rimëkëmbje nga shteti.

“Pavarësisht që para nesh janë zgjedhjet lokale, është nevojë emergjente të merremi me ekonominë. Në të kundërtën, shteti, komunat dhe qytetarët do t’i vuajnë pasojat për shumë vite të ardhshme”, ka thënë Haradinaj.

Qeveria e Kosovës, ka vendosur për shtesa të fëmijëve dhe grave lehona.

Këto në kuadër të pakos për “Ringjalljen Ekonomike” e disejnuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. /Shqip.com