Haradinaj: Qeveria dëmtoi shërbyesit civil me 16,6 milionë euro
Publikuar:
(17.07.2022 23:48:07)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur sërish Qeverinë Kurti si “Qeveri e Mashtrimit”.
Sipas tij, Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti po i shkakton dëme sektorëve të ndryshme në vend, për shkak të mos aprovimit të Ligjit të Pagave.
Haradinaj përmes një llogaritje thotë se 16,6 milionë euro nuk janë dhënë për shërbyesit civil të Kosovës në 12 muajt e fundit.
“Qeveria e mashtrimit, përpos se nuk realizoi premtimet, ajo nuk u kujdes as për ata që e mbajnë gjallë administratën e shtetit”, ka shkruar ai në Facebook.

Ditë më parë, Haradinaj ka përllogaritur edhe humbjet buxhetore në Policinë e Kosovës.
Sipas tij, Policia e Kosovës brenda një viti është dëmtuar mbi 14 milionë euro./Shqip.com