Ekonomi

Haradinaj: Prodhuesit vendorë kanë avancuar dukshëm në kualitetin e produkteve

Për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, prodhuesit vendorë kanë avancuar dukshëm në kualitetin e produkteve.

Këtë koment Haradianaj e bëri gjatë një takimi në qytetin e Pejës me sipërmarrësit Ramiz Kelmendi dhe Blerim Devolli.

“Është inkurajues fakti që prodhuesit vendorë kanë avancuar dukshëm në kualitetin e produkteve, duke tejkaluar kufijtë e vendit me eksportet e tyre në BE e kudo në botë, kështu duke ndikuar në krijimin e vendeve të reja të punës”.

Haradinaj ka uruar që ky vit do të jetë më dinamik dhe më frytdhënës për prodhuesit vendorë.

/Shqip.com