Haradinaj për veprimet e Kurtit në veri: S’e ka falë nëna trim, më 9 shkurt populli do të dëshmojë se nuk është analfabet
Haradinaj ka komentuar veprimet e fundit të Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit, të cilat sipas tij bëhen që kryeministri Kurti ta fshehë deficitin patriotik dhe agjenten e tij të dyshimtë.
Haradinaj ka kritikuar rëndë këto veprime, duke thënë se nuk ka asnjë vend në botë që ministri i Punëve të Brendshme shkon dhe e shikon urën duke u lyer, pasi që sipas tij “ai nuk është moler” dhe të gjitha këto “skenare” janë për ta mashtruar popullin.
“Po i vuajmë pasojat në vazhdimësi. Të gjitha punët që thuhet që Kurti i ka bërë në veri, ato as nuk ishin përmendur, ato ishin përfunduar pa asnjë incident dhe asnjë përkeqësim të marrëdhënieve me aleatët tanë. Të gjitha këto i bënë me e fsheh deficitin patriotik dhe agjenten e tij të dyshimtë. Nuk do të kishte fitore më të madhe se Kosova të ishte anëtarë e NATO-s sot dhe s’do të guxonte askush në veri me u lazdrua. Ky jo vetëm që na ka largu prej NATO-s por në ka vënë në sanksione”.
“Për mua e ka fshehë deficitin patriotik se nuk i ka falë nëna kurrë në jetën e tyre trima, kur ka qenë koha asnjëri prej tyre nuk ka luftuar. Albini nuk ka luftuar, Sveçla nuk ka luftuar, Zyba është fshehur”.
Sot janë në Kosovë me këta filma qe po i bëjnë, njëkohësisht na ka përkeqësuar marrëdhëniet me ata që janë garanci për vendin tonë. Besoj që ky popull din me lexua dhe din m’i lexua mashtrimet e tyre me foto, shkojnë me ly urën, ministri rrinë aty ne këmbë. Gjema një vend që shkon ministri dhe sheh duke lyer një urë, ai moler në është. Shkojnë pinë kafe me 30 policë, shkojnë me bë video. Këto skenarë që po i bëjnë, i ka lexuar Amerika, ata nuk ju besojnë. Unë e kisha hap urën para dy-tre viteve”, shtoi Haradinaj, raporton EO.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se zgjedhjet e shpallura më 9 shkurt janë një mundësi e jashtëzakonshme për rikthimin e normalitetit, kur “populli do të dëshmojë se nuk është analfabet, siç e ka cilësuar kjo qeverisje”.
Në një konferencë të përbashkët të koalicionit AAK – Nisma – Konservatorët dhe E-30, Haradinaj ka premtuar se nën qeverisjen e këtij koalicioni, paga mesatare në Kosovë do të jetë një mijë euro, ndërsa nuk do të ketë asnjë nën 500 euro.
Ai ka shtuar se ky koalicion tashmë e ka draftin e saj të programit qeverisës e madje edhe një strategji për “fushtatat linçuese të Albin Kurtit dhe ushtrisë së tij të internetit”.
Tutje, Haradinaj ka theksuar se populli i Kosovës nuk është analfabet, ashtu siç, sipas tij, e ka cilësuar Qeveria Kurti e se “është popull mirënjohës ndaj Amerikës dhe se nuk lejon asnjë qeveri të lëndojë raportet tona me aleatet dhe rrugën tonë euro-atlantike”.
“Zgjedhjet e shpallura me 9 shkurt 2025, janë një mundësi e jashtëzakonshme që të kthehemi në normalitet. Sidoqoftë, me 9 shkurt 2025, populli i Kosovës do të dijë të dëshmojë se nuk është popull analfabet, ashtu siç e ka cilësuar kjo qeveri”.
“Populli nuk mashtrohet, nuk harron e nuk gabon, është popull mirënjohës ndaj Amerikës dhe se nuk lejon asnjë qeveri të lëndojë raportet tona me aleatet dhe rrugën tonë euro-atlantike, se nuk e lejon askënd ta kthejë prapa e ta stagnojë zhvillimin e vendit, se nuk e lejon askënd, që të krijojë kriza artificiale, me qëllimin e vetëm mbetjen në pushtet pavarësisht çmimit”.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me partneret e saj në koalicion, Nisma, Konservatoret, Intelektualët, janë bërë bashkë të përballen me ata që kanë shkelë mbi çdo vlerë, kanë fyer, kanë nënçmuar e kanë shpifur, kanë tradhtuar besimin e qytetarit, kanë tradhtuar të varfrit, e kanë tradhtuar edhe diasporën.”
“Për ta kthyer besimin qytetarëve besimin, që në ditët e para të qeverisjes sonë nuk do të ketë pagë mesatare nën një mijë euro dhe nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro. Me siguri Kurti e ka mision që në fund të mandatit t’i rrisë pagat”.“Ne e kemi nisur punën për zgjedhjet e 9 shkurtit. Përgatitjet kanë nisur. Tani kemi draftin e parë të planit tonë qeverisës. Kemi strategji edhe si të përballemi me fushatat linçuese të Kurtit dhe ushtrinë e tij të internetit”, ka thënë ai.
/Shqip.com