Lajme

Haradinaj për audioincizimin e Kusarit-Lilës: Kurti rrethohet nga njerëz të UDB-së

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj
Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar pas publikimit të bisedës mes Mimoza Kusarit-Lilës, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Slavko Simiqit, nga Lista Serbe.

Haradinaj ka shtuar se gjithë ata që besuan në vlerat kombëtare te kjo qeveri, nesër po duket që do e kuptojnë se si u vendos të mos përfshihet kategoria e UÇK-së në ligj.

“S’ka rastësi në këtë botë. Para pak ditësh thashë që Kurti rrethohet nga njerëz të UDB-së”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Për të gjithë ata që besuan në vlerat kombëtare te kjo qeveri, nesër po duket që do e kuptojnë se si u vendos të mos përfshihet kategoria e UÇK-së në ligj.

Këto që i publikoi Berati sot, po tingëllojnë si bombat e Zaevit para disa vitesh.

S’ka rastësi në këtë botë. Para pak ditësh thashë që Kurti rrethohet nga njerëz të UDB-së.

/Shqip.com