Lajme

Haradinaj pas vendimit të KiE-së: Hap i mbarë ky, por proces i vështirë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur vendimin e KiE-së për t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare kërkesën e Kosovës për anëtarësim duke bërë që Kosova të kalojë etapën e parë të këtij procesi të rëndësishëm.

Haradinaj është shprehur se ky është një hap i mbarë por proces i vështirë.

Sot me shumicë votash, vendet anëtare të Këshillit të Evropës aprovuan kërkesën e Kosovës pro procedimit të aplikimit në këtë instancë, hap i mbarë ky por proces i vështirë. Jemi besimplotë për anëtarësim të plotë!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Sipas Haradinajt, tani është momenti që Kosova të nisë edhe fillimin e Partneritetit për Paqe sa më parë.

Krahas këtij procesi, tani është momenti që Kosova të nisë sa më parë edhe fillimin e Partneritetit për Paqe”, shtoi Haradinaj.

/Shqip.com