Lajme

Haradinaj pas takimit me Lajçakun: Për AAK-në marrëveshja është me interes nacional

Ramush Haradinaj dhe Miroslav Lajçak

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se me kënaqësi ka pritur në takim emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, bashkë me ekipin e tij.

Haradinaj thotë se Lajçaku i informoi në hollësi për progresin e arritur deri tani për marrëveshjen e normalizimit e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“I kënaqur që sot në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, bashkë me kolegë pritëm në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe ekipin e tij, të cilët na informuan në hollësi për progresin e arritur deri më tash në përfundimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Për Aleancën për Ardhmerinë e Kosovës kjo marrëveshje është me interes nacional, pasi që e siguron rrugëtimin tonë të qëndrueshëm drejt integrimeve euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

/Shqip.com