Lajme

Haradinaj pas takimit me Hovenier: Këshillat amerikane janë jetike për Kosovën

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ku janë diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë, konkretisht për situata e sigurisë.

Sipas tij distancimet nga këshillat e SHBA-ve janë të rrezikshme për Kosovën.

“Për Aleancën, partneriteti strategjik me ShBA-të është jetik. Andaj, improvizimet dhe largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, janë të dëmshme e mund t’i kushtojnë Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin Facebook.

Tutje, theksohet se ambasadori Hovenier është falëndëruar për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Kosovës.

/Shqip.com