Lajme

Haradinaj: Nuk kemi më shpresa se kjo qeveri do ndryshojë veprimet, shpresa mbetet te ndryshimi i qeverisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj edhe niher ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë së Kosovës.

Gjatë ditës së sotme, Haradinaj ka zhvilluar takim me Odën Ekonomike në Prizren ku ka rikthksuar shqetësimin e AAK-së për gjendjen ekonomike.

“Në takim me Odën Ekonomike në Prizren, ritheksova shqetësimin tonë për ndërprerjen e projekteve madhore si dhe mungesën e komunikimit të duhur të institucioneve qendrore me bizneset”, ka shkruar Haradinaj.

Foto nga takimi me Odën Ekonomike në Prizren

Ai ka shtuar më tutje se tashmë nuk ka shpresë që kjo qeveri do të ndyshojë veprimet.

“Nuk kemi më shpresa se kjo qeveri do ndryshojë veprimet, shpresa mbetet te ndryshimi i qeverisë”, ka thënë Haradinaj.

Qeveria nuk ka marrë masat e duhura në përkrahje të ekonomisë së vendit, sektorit privat, bazuar në situatën aktuale, inflacionin dhe rritjen e çmimeve, ka shtuar më tutje Haradinaj./Shqip.com