Lajme

Haradinaj i quan mediat mercenare dhe të shitura: Nuk jam kandidat për president të Shqipërisë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat për president të Shqipërisë.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është duke u bërë fushatë nga gazetarët e shitur, nga mercenarët e mediave, në Tiranë e në Prishtinë, sikur unë qenkam në kombinim për President të Republikës së Shqipërisë.

“Kjo është një shpifje ordinere, e ulët, e pistë dhe për hesap të kuzhinave që janë edhe kundër Shqipërisë, edhe kundër Kosovës, edhe kundër meje. Për popullin tim të dashur shqiptar, unë jam në Kosovë, do të jem në Kosovë dhe edhe politikisht do të realizohem në Kosovë. Shqipëria i ka njerëzit e saj, që di t’i vendosë në krye të shtetit”, ka shkruar ai.

Ai gjithashtu ka thënë se me Kosovën e Shqipërinë e kundër matrapazëve mediatikë e të opinionit publik!