Lajme

Haradinaj nga Shtimja kritikon Qeverinë, “po na largon nga aleatët”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka zhvilluar vizitë në komunën e Shtimës.

Haradinaj thotë se në këtë komunë ka takuar miq e bashkëluftëtarë me të cilët shprehet se ndanë shqetësimet “për situatën e krijuar në vend dhe kahjen e rrezikshme që po i jep kjo qeverisje, duke na larguar nga aleatët tanë të sigurisë e duke rrëshqitur nga synimi ynë jetik, anëtarësimi në NATO”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Mbështetja për Aleancën po masovizohet.

Qytetarët dita-ditës po e shohin Aleancën dhe grupin opozitar rreth saj si alternativë për një Kosovë stabile, të zhvilluar e pjesë të NATO-s.

Pata kënaqësinë që sot të qëndroj në Shtime. Në Mollopolc, në pritjen që na bëri Metush Jusufaj, takova bashkëluftëtarë e miq, nder ta edhe Profesor Metush Nezirin. Në Reçak, në odën e familjes Bilalli gjetëm mikpritje të ngrohtë nga Maliq e Muhamet Billalli dhe shumë miq e bashkëluftëtarë.

Gjatë bashkëbisedimit ndamë shqetësimet tona për situaten e krijuar në vend dhe kahjen e rrezikshme që po i jep kjo qeverisje, duke na larguar nga aleatët tanë të sigurisë e duke rreshqitur nga synimi ynë jetik, anëtarësimi në NATO.

/Shqip.com