Lajme

Haradinaj nga Gjermania: Mërgata jonë vazhdon të jetë forcë e atdheut

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se mërgata jonë ndërlidhet me mbijetesën e popullit të Kosovës në kohë të rënda dhe vazhdon të jetë forcë e atdheut.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se shpagimi më i mirë për kontributin e tyre të çmueshëm është ndërtimi i një Kosove të fortë politikisht dhe ekonomikisht, që fuqizon kështu edhe njerëzit e saj kudo në botë.

“Mërgata jonë ndërlidhet me mbijetesën e popullit të Kosovës në kohë të rënda dhe vazhdon të jetë forcë e atdheut. Bashkatdhetarët në Kosovë kanë një shtet të lirë dhe sovran, kanë një adresë, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës”.

Ai th ha se shpagimi më i mirë për kontributin e tyre të çmueshëm është ndërtimi i një Kosove të fortë politikisht dhe ekonomikisht, që fuqizon kështu edhe njerëzit e saj kudo në botë.

“Shpagimi më i mirë për kontributin e tyre të çmueshëm është ndërtimi i një Kosove të fortë politikisht dhe ekonomikisht, që fuqizon kështu edhe njerëzit e saj kudo në botë”.

“Ukës dhe të gjitha strukturave që sot morën drejtimin e Aleancës në shtetin i cili është strehë për qindra mijëra shqiptarë, ju urova sukses dhe ofrova mbështetjen time të plotë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai shtoi se bgashkatdhetarët gjithëherë ngjallin ndjenjat më të bukura./SHQIP.com