Lajme

Haradinaj nga bjeshkët kritikon Kurtin për ndaljen e buxhetit për rrugën Deçan – Plavë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për ndaljen e buxhetit për asfaltimin e rrugës Deçan – Plavë.

Haradinaj, përmes një video shihet se ndodhet në bjeshkët afër Plavës, ku ka treguar për pjesën e mbetur të paasfaltuar.

“21 maj 2022, sot e kemi ngjit rrugën për Plavë. Pjesa e mbetur e paasfaltuar e Kosovës është 12 km. Ka pas me qenë e kryme, por për fat të keq Qeveria e tashme i ka ndal financat buxhetin, pra po e vonon. Pjesën e Malit të Zi, janë vetëm 8 km. Prej qendrës së Deçanit, deri në qendër të Plavës janë vetëm 48 km, që koha me makinë do të ishte vetëm 45 minuta. E dhimbshme që po vazhdojmë të mbesim të ndanë me vëllëzrit tanë në Plavë, Guci e në Malësi”, tha Haradinaj.

Muaj më parë, ministri i Infrastrukës, Liburn Aliu, ka deklaruar se rruga Deçan-Plavë do të realizohet.

Aliu gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës është shprehur se kjo rrugë është e rëndësisë së interesit kombëtar.