Lajme

Haradinaj: Në Prekaz çdo shtëpi është histori

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot familjen e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin Emergjent (AME), Fadil Kodra.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se kjo familje ka dhënë breza luftëtarësh që e kanë nderuar gjithë kombin shqiptar.

“Në Prekaz çdo shtëpi është histori. Sonte isha i nderuar me mikpritjen që na u bë nga Gjeneral Fadil Kodra, një mikpritje e ngrohtë sipas traditave shqiptare. Familja Kodra përgjatë historisë sonë, dha breza luftëtarësh që nderuan Drenicën dhe gjithë kombin”, ka shkruar Haradinaj.

/Shqip.com