Lajme

Haradinaj në 74-vjetorin e themelimit të NATO-s: Kosova e ka vendin në aleancë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar në 74-vjetorin e themelimit të NAT0-s se si popull i lirë me orientim të natyrshëm euro-atlantik, synohet që të jemi pjesë si e barabartë në aleancën e shteteve të NATO-s, udhëhequr nga SHBA-të.

Në ditëlindjen e 74-të NATO-s, Haradinaj ka thënë se fuqinë e kësaj Aleance e ka përjetuar edhe populli i Kosovës. 

“Aleanca më e fortë politiko-ushtarake në botë, që mbron lirinë, demokracinë, paqen dhe sigurinë jo vetëm në Amerikën Veriore dhe Evropë por në tërë globin, sot shënon ditëlindjen e 74-të. Fuqinë e drejtësisë së kësaj Aleance të madhe, e përjetoi edhe populli i Kosovës, në momentet më vendimtare të historisë së tij për çlirim, për çka jemi mirënjohës përgjithmonë”, ka shkruar Haradinaj. 

Ai ka shtuar se Kosova e ka vendin në NATO krah miqve të saj për ta ndihmuar paqen në botë. 

/Shqip.com