Lajme

Haradinaj: Mërgata jonë ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takimin me mërgimtarët në shtetin e Gjermanisë.

Në këtë takim ai ka biseduar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën politike në Kosovë.

“Së bashku me deputetët Time Kadrijaj dhe Bekë Berisha, sot në tubimin e organizuar nga bashkatdhetarët në Bad Salzuflen, shpreha falënderimin për shtetin gjerman, që po vazhdon me qëndrim konsistent, në favor të integritetit territorial dhe shtetësisë së Kosovës. I informova për situatën politike dhe atë të sigurisë në Kosovë, krizën ekonomike dhe energjetike në vend, e po ashtu kam sqaruar procesin e arritjes së marrëveshjes finale obligativo-ligjore për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Haradinaj.

Mërgata jonë ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së Kosovës, përkrahje e parezervë e ekonomisë, e tani model i suksesit dhe të arriturave, ka shtuar më tutje Haradinaj.

/Shqip.com