Lajme

Haradinaj: Loxha para 25 viteve shënoi një kapitull të lavdishëm të luftës për liri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar dëshmorët e Loxhës.

Haradinaj tha se para 25 viteve, Loxha heroike u përball me armikun, duke shënuar një kapitull të lavdishëm të luftës sonë për liri.

“Sot, kujtojmë trimat e UÇK-së dhe ata që u përjetësuan: Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj”

“Po ashtu, kujtojmë luftëtarët nga fshati Rudicë, Nimon Bajraktari, Haki Ahmetxhekaj e Bashkim Mehmetaj, që ranë në rrugën e tyre për të sjellur armët e lirisë. Në të njëjtën ditë ra dhe bashkëluftëtari Arsen Mazrekaj”, ka shkruar ai në Facebook.

/Shqip.com